Ish-komandanti i UÇK-së, Binak Gashi, kujtoi Betejën e Koshares, e cila tmerroi Serbinë 26 vjet më parë.
Ai tregoi se si përgatitjet për këtë betejë të lavdishme u zhvilluan në Shqipëri.
“I kemi formuar qendrat stërvitore nëpër territor të Shqipërisë, ku i kemi përgatitur ushtarët për njohjen e armatimit dhe që të përgatiten për sulme të befasishme për lirinë e Kosovës”.
“Ato qendra stërvitore janë mbështetur nga shteti shqiptar, nga ushtria shqiptare në krye me Kudusi Lamën dhe komandant Plakin. Pas mobilizimit të përgjithshëm, me 31 mars ka qenë fluksi shumë i madh i vullnetarëve. Ushtarët më të përgatitur dhe më të fortë i kemi dërguar në këtë betejë”, deklaroi Gashi në intervistë me Lirika Halitin.
Ai tuje kujtoi se si urdhrin për nisjen e Betejës së Koshares e dha shefi i shtabit, Bislim Zyrapi, më 9 prill.



Të tjera
Konjufca nga Forumi i Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar për fqinjësi të mirë
Izr@eli súlmon Libanin një ditë pasi ra dakord të tërheqë disa trupa
Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu