Ramabaja: Disa deputetë të PDK-së dhe LDK-së mund ta mbështesin Kurtin për formimin e qeverisë

Analisti Sadri Ramabaja komentoi situatën politike aktuale, duke u ndalur në krijimin e qeverisë së re, teksa ka thënë e se disa çështje mund të zbardhen vetëm një ditë para seancës konstituive të Kuvendit më 15 prill.

Duke u shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosja i ka 62 deputetë për krijimin e Qeverisë së re, Ramabaja ka shtuar se disa nga deputetët kanë ndryshuar qëndrim gjatë ditëve të fundit dhe se ka një mundësi që të arrihet një marrëveshje për formimin e qeverisë, duke përfshirë deputetë të LDK-së dhe PDK-së.

“Është shumë e qartë, njëri prej deputetëve (Nait Hasanit) të PDK-së, dje është deklaruar se nuk guxojmë ta bllokojmë krijimin e qeverisë. Dhe të tjerë që s’kanë folur ende dhe priten të flasin. Sigurisht nuk do të lejojnë të shkohet në zgjedhje, sepse nuk ka kurrfarë kuptimi me shku. S’do të kishim ndryshim esencial të këtij rezultati, me përjashtim plus 2 ose 3 për qind…

Unë i llogaris edhe 3 vota të tjera që janë prezent të LDK-së dhe PDK-së. Dhe çështje është e pambyllur dhe mund të bëhet një ditë para seancës (konstituive të Kuvendit më 15 prill).