Hoxha: Draft-rezoluta për heqjen e masave, iniciativë e mirë, Kosova ta rishikojë komunikimin e saj me BE-në

Ligjëruesi universitar për media dhe konflikt, Abit Hoxha, ka komentuar draft-rezolutën e miratuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Hoxha tha se kjo është një iniciativë e mirë, por sipas tij, heqja e masave varet tërësisht prej komunikimit dhe veprimeve që Qeveria e Kosovës e bën ndaj Parlamentit por edhe Komisionit Evropian.

“Kosova duhet të rishikoj komunikimin e saj që e ka me BE-në. Duhet t’i identifikoj problemet, ku mendoj se njëri nga problemet është keq-komunikimi që bën me BE-në dhe kjo reflekton pastaj në mënyrën se si prezantohen cështjet që edhe unë mendoj se Kosova i ka përmbushur këto ‘kushte’”, tha Hoxha në Edicionin Special.

Më tej, Hoxha tha se Kosova ka plotësuar kushtet për heqjen e masave, por tha se kjo nuk i është komunikuar Bashkimit Evropian, ku tha se komunikimi është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.