Pas katër ditë kërkimesh, sot është tërhequr trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i rajonit të Hasit në Shqipëri, i cili ishte shpallur i zhdukur për disa ditë në malin e Pashtrikut.
Për gjetjen e tij janë angazhuar edhe autoritetet e kërkim-shpëtimit nga Kosova.
Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, deklaroi se si ekip kanë marrë pjesë dy ditë ne kërkimin e Lleshit.
“Për shkak të kushteve atmosferike ai kishte lëvizur në një drejtim ku pretendohet se ka dalë për gjueti dhe ka humbur drejtimin në mjegull të dendur, si dhe dyshohet se ka humbur jetën si shkak i hipotermisë”, deklaroi Hameli për emisionin “Edicioni Special”.



Të tjera
Mancini i gatshëm të pranojë pagë të vogël, për të marrë drejtimin e Italisë
Paraja apo pasioni, cila na motivon më shumë?
Manchester City nis revolucionin pas sezonit pa titull, 200 milionë euro për përforcime të reja