Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti shprehu vlerësimin për angazhimin e De Riu në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si ambasador në vendin tonë.
“Përgjatë bisedës, bashkë reflektuan mbi rezultatet dhe projektet dypalëshe si ai i zbatimit të marrëveshjes së patentë shoferëve Kosovë-Itali, promovimi i turizmit në Kosovë, kontributi i Italisë në sigurinë e vendit përmes pranisë së trupave të KFOR-it, mbështetja për bashkëpunimet në bujqësi, nisma të rëndësishme në fushën e kulturës dhe arsimit, ku është vërejtur rritje e interesimit të studentëve nga Kosova për studime në Itali”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e tij dhe të shtetit të Italisë ndaj Kosovës, dhe i uroi suksese në angazhimet dhe detyrat e tij të radhës.



Të tjera
Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët
“Kemi shumë mall dhe krenari për ty”