Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është pyetur për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me procesin e formimit të Kuvendit të Kosovës dhe votimin e kryetarit të Kuvendit, pozita e të cilës i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
Abdixhiku ka theksuar se një person që nuk ka 61 vota për ta mbështetur, nuk duhet të jetë kryetar i Kuvendit.
“Një kryetar i Kuvendit që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë fare.
Pra minimalisht duhet të t’i ketë 61 vota, më pas shihemi për gjëra tjera. Qëndrimet e LDK-së besoj i keni mësuar tashmë.” ka deklaruar Abdixhiku.



Të tjera
Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët
“Kemi shumë mall dhe krenari për ty”