Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është parë sot në një takim me ish-ministrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Demolli.
Ky takim vjen vetëm disa ditë para konstituimit të Kuvendit të ri të Kosovës dhe disa ditë pas refuzimit të ftesës – së Kurtit – për takim nga ana e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kujtojmë se para dy ditësh, Haxhiu ka thënë se LVV po pret që të konstituohet Kuvendi dhe sipas saj, kur flitet për skenarë, dihet që vetëm LVV mund ta bëjë Qeverinë dhe partitë opozitare jo.

Foto nga takimi
Haxhiu ka shtuar se kjo nënkupton që ose LVV e bën Qeverinë, ose shkohet në zgjedhje të reja.



Të tjera
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë u shprehin ngushëllime familjes së Calit
Barcelona interesohen për Marcos Senesi
Emocionet e përditshme që na tregojnë diçka të rëndësishme