Ish-banorja e BBVK-së, Xheneta Fetahu – e njohur për lidhjen e saj me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpi – ka hedhur një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Eglit, përmes një postimi në rrjete sociale që nuk kaloi pa u vënë re.
Në një video të publikuar në Instagram, Xheneta ndau një moment nga bisedat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku shfaqen Gjesti dhe Egli duke diskutuar me tone të përziera.
Në videon e shpërndarë – me një mbishkrim nga një autor i paidentifikuar – pretendohet se Egli e ka pyetur Gjestin se përse nuk ishte treguar po aq i afërt edhe me të, siç kishte qenë më herët me Xhenetën në BBVK.
Në përgjigje, Gjesti është dëgjuar duke thënë: “Nuk pyetet njeriu se çfarë ka qenë, por se si është tani”, një frazë që ka hapur debat në rrjet dhe interpretime të shumta.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pikërisht reagimi i Xhenetës ndaj kësaj videoje. Ajo nuk ngurroi të komentojë me një shënim thumbues, që shihet si një goditje e qartë ndaj Eglit. Në mbishkrimin e saj në Instagram, Xheneta shkroi:
“Suksesi i jetës: me e lut një mashkull me të puth”.
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb