Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se të njëjtit (VV-ja) e kanë të drejtën për me formu shumicën dhe nëse dështojnë ju vjen radha të tjerëve.
Ai tha se pret që opozita ta formojë Qeverinë.
“Ata e kanë të drejtën kushtetuese,VV-ja, munden me përshpejtu krijimin e Parlamentit, munden me apliku të drejtën e tyre për të kriju shumicën. Nëse e krijojnë me vazhdu me punë, nëse jo, vjen radha e të tjerëve…edhe ajo është kushtetuese, është pjesë e demokracisë tonë. Unë pres që opozita ta krijon Qeverinë po pa vonesa dhe i bëj thirrje atyre që po pengojnë po vonojnë… mos të vonojnë më shumë, me këtë rast Kurtit dhe klikës së tij” tha Haradinaj.
Ndërsa i pyetur për deklaratën e kryeministrit Kurti se ‘Serbia po tenton t’i shantazhojë disa deputetë të minoriteteve’, Haradinaj tha se edhe kjo është dobësi e tij dhe se i njëjti është agjent i Serbisë.
“Kjo është shenjë e dobësisë së Kurtit dhe të Qeverisë së tij. Realisht Kurti është agjent i Serbisë dhe i Rusisë sepse ka zbatu agjendën ruse dhe serbe edhe kuptohet që ndikimet e mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtar janë gjithkund ….ne shohim përpjekje për ndryshime në Serbi, shohim përpjekje për ndryshime në Kosovë… e Kurti zakonisht pra i reflekton pikërisht pasojat e asaj se kush është, ai na ka rrit fuqinë e Serbisë deri në këtë masë në Kosovë, Kurti ka qeveris katër vjet të plota, me mandat të plotë, i pavarur nga asnjë parti tjetër shqiptare, dhe pas katër viteve të plota rezulton se qenka rrit fuqia e Serbisë mbi deputetët jo-serbë, që unë nuk besoj se deputetët jo-serbë janë nën ndikimin e Serbisë. Unë besoj fuqishëm se ata deputetë jo-serbë që nuk e pëlqejnë qeverisjen Kurti, ka ndikim Serbia tek ato, mund të kemi ne shqiptarët” tha Haradinaj.



Të tjera
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët
“Kemi shumë mall dhe krenari për ty”
Trump u bën presion aleatëve për të siguruar Ngushticën e Hormuzit