Vendimi i marrë sot nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji prek të gjitha kategoritë e konsumatorëve në vend.
Ky shtrenjtim nga ZRRE, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike opozitare dhe qytetarët, madje kishte edhe protesta.
“Kur s’të del për bukë, nuk të del as drita”, “Rroga s’na del për të jetuar, ju na e rritni rrymën”, “Kjo nuk është jetë, është mbijetesë”! Këto ishin disa prej sloganeve të qytetarëve që protestuan për herë të dytë në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinë e deri te zyrat e ZRRE-se, me prani të Policisë së Kosovës” kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Veç tjerash, u ngrit shqetësimi edhe për procesin e shpejtë të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, për çka u kërkua që parlamenti të merret me këtë çështje. Bizneset dhe qytetarët, u tha në konferencë për media, se nuk duhet të paguajnë dështimet e institucioneve.
Ndërkaq mbi 500 ankesa ishin prej qytetarëve në ZRRE për të kundërshtuar shtrenjtimin.
Derisa Presidenca e Kosovës e kundërshtoi propozimin e ZRRE-së, Ministria e Ekonomisë tha se rritja nuk duhet t’i prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh. Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të sjellë valën e re të shtrenjtimit në treg. Buka, produktet e qumështit dhe të tjera. Kujtojmë se kjo rritje e tarifave, është për herën e tretë nga viti 2022.



Të tjera
Turqia i jep Shqipërisë avion qeveritar VIP
Mbi 90 mijë familje përfitojnë subvencionin e energjisë, rikthehet masa për kursim pas 28 dhjetorit
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë u shprehin ngushëllime familjes së Calit