Pas një incidenti të rëndë gjatë spektaklit “Prime”, Gjesti është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, i gatshëm për të vazhduar rrugëtimin drejt finales së madhe të “Big Brother VIP Albania”.
Pas përplasjes fizike që ndodhi në transmetim direkt me ish-banorin Jozi – i cili e goditi me shuplakë menjëherë pas eliminimit – Gjesti u detyrua të largohej për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore u stabilizua dhe, pas kujdesit të nevojshëm, ai është rikthyer sërish në shtëpi.
“Jam këtu me plot vullnet dhe energji për finalen. Kjo përvojë më ka forcuar edhe më shumë”, u shpreh ai në momentin e parë të hyrjes.
Finalja e madhe e “BBVA” do të mbahet më 19 prill, ku publiku do të vendosë se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni – një mbrëmje që pritet të sjellë emocione të mëdha dhe momente të paharrueshme. /Telegrafi/



Të tjera
Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimin e reformave
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e lërë më të vendosin tjera