Ngjarja e ndodhur në spektaklin televiziv “Big Brother VIP Albania”, ku banori Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin gjatë transmetimit live, mund të ketë pasoja serioze ligjore. Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, ky veprim përbën vepër penale dhe mund të dënohet me burgim.
Sipas Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
Procedimi penal për këtë vepër zakonisht nis me kallëzim nga viktima, përveç rasteve kur prokuroria vendos të ndërhyjë vetë, për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike – siç mund të ndodhë në këtë rast konkret, ku incidenti u bë viral dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në rast se do të provohet përmes raportit mjekësor se viktima ka pësuar dëmtime fizike, atëherë rasti mund të klasifikohet më rëndë dhe të kualifikohet sipas Neneve 88 ose 89 të Kodit Penal, ku dënimet parashikohen më të ashpra se 2 vjet burgim.
Kujtojmë se në rastin konkret, Gjesti është trajtuar menjëherë pas incidentit dhe sipas raportimeve, gjendja e tij është stabilizuar. Ndërkohë, Jozi është arrestuar nga policia në vendngjarje dhe pritet që drejtësia të ndjekë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.
Të tjera
Sot do të mund të largohej përfaqësuesi i Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit, opozita s’pati guxim
Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE
Troccaz takon komandantin e KFOR-it