Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka uruar Lukas Mandl dhe David McAllister, për rizgjedhjen si eurodeputetë në Parlamentin Evropian, të cilët i ka quajtur miq të mëdhenj të Kosovës.
Në këtë postim, Abdixhiku ka goditur partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, lidhur me mbështetjen që i kishte dhënë VLEN, duke thënë se derisa VV angazhohej në organizimin e tubimeve “për ndarje të shqiptarëve në Maqedoni”, LDK u morr me përbashkimin e bashkatdhetarëve rreth miqve të vendit.
Me rizgjedhjen e Mandl dhe McAllister, Abdixhiku ka thënë LDK dhe Kosova, i ka dy dyer shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim në këtë Parlament.
“Prandaj dhe mbajtëm dy tubime mobilizuese në Hamburg e në Vjenë, si thirrje mbështetëse për Lukas e David, si kontribut patriotik ndaj vendit. Këtë mëngjes, në biseda të ndara telefonike, urova David McAllister (CDU) dhe Lukas Mandl (ÖVP) për zgjedhjet e tyre respektive. Fitorja e tyre është festa e jonë. LDK dhe Kosova, i ka dy dyer shumë të rëndësishme dhe me shumë ndikim në këtë Parlament”, ka shkruar Abdixhiku.



Të tjera
Shmangni këto gabime të higjienës personale, rrezikoni shëndetin
Kuvendi miraton projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030
Kujdesi për lëkurën nis me gjumin