Spektakli gjysmëfinal i “Big Brother VIP Albania 4” u shënua nga një përplasje e fortë emocionale mes Laertit dhe Gjestit, pas publikimit të klipit ku Gjesti, Egli dhe Gerta shiheshin duke vënë në dyshim rrëfimin personal të Laertit për abuzimin seksual që kishte përjetuar në moshën 9-vjeçare.
Teksa tema po diskutohej në studio dhe tensioni sa vinte e rritej, Laerti shpërtheu ndaj Gjestit me zë të lartë, duke e akuzuar për mungesë ndjeshmërie dhe për lëndim të thellë emocional. “Ti nuk e di çfarë kam kaluar! Si guxon të thuash që kam gënjyer?”, dëgjohej të thoshte Laerti, i frustruar dhe emocionalisht i ngarkuar.
Laerti nuk mundi ta fshehë zhgënjimin dhe tronditjen që ndjeu nga dyshimet që kishin shprehur shokët e tij të shtëpisë. Ai e cilësoi këtë si një nga momentet më të vështira në eksperiencën e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se historia që kishte ndarë kishte kërkuar shumë guxim dhe kishte qenë një hap i rëndësishëm në rrugën e tij të shërimit personal.
Pas debatit, me ndërhyrjen e moderatorit dhe atmosferës së rënduar në studio, Gerta, Egli dhe Gjesti kërkuan falje publike.
Ata pranuan se fjalët e tyre ishin thënë në afekt, pa e menduar thellë se çfarë plage mund të hapnin tek Laerti.
Të tjera
Sot do të mund të largohej përfaqësuesi i Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit, opozita s’pati guxim
Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE
Troccaz takon komandantin e KFOR-it