Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Ajo, në një postim në Facebook, 26 vjet pas dhunimit nga forcat serbe, thotë se 14 prilli i vitit 1999 është një datë që nuk e shënon vetëm në kujtesë, por në çdo qelizë të trupit të saj dhe se jeta e saj ndryshoi përgjithmonë.
“Në errësirat e netëve të mia, kërkova arsye për të vazhduar, për të ngritur kokën, për të mos u rrëzuar përfundimisht. Dhe sërish, nuk e di nga vinte ajo forcë që më mbante gjallë. Ndoshta nga kujtimi i familjes, ndoshta nga shpresa se një ditë zëri im do të dëgjohej, ose ndoshta nga dëshira që askush tjetër të mos kalojë atë që unë kalova”, thotë tutje ajo.
Krasniqi Goodman, thotë se ka parë të mirën dhe të keqen në jetë, ka takuar njerëz që e kanë ndihmuar të ngrihet dhe të tjerë që e thyen pa mëshirë.
“Por sot, kur e kujtoj atë ditë, nuk jam më vetëm viktimë. Jam dëshmi. Jam një zë që mbijetoi dhe që nuk do të heshtë më. Sepse dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet”, shkruan në Facebook, Krasniqi Goodman.



Të tjera
3 shenjat më inteligjente të zodiakut
Kurti zotohet për investime në mbrojtje, shëndetësi, arsim e mirëqenie
Gazetarja dhe nëna e saj midis trupave të 25 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat në G@za