Monterrey, skuadra ku po luan aktualisht Sergio Ramos, u mposht me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Tigresit.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit e hapi serinë e golave nga pika e bardhë në minutën e 51-të, por vendasit fituan pas dy golave të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.
“Gjesti i Guzman do të mbetet në histori për këto ndeshje. Nuk është hera e parë që portieri bën gjeste të tilla për të shpërqendruar gjuajtësin, por ai nuk e ka kthyer kurrë shpinën në një moment kaq të rëndësishëm”.
“Gjesti i tij tërhoqi qindra kritika në rrjetet sociale për përpjekjen për të destabilizuar një lojtar që ka luajtur kaq shumë herë në Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës dhe çdo herë ka treguar qetësi të madhe në situata ekstreme ”, ka shkruar Marca.
Guzman, i cili është pjesë e Tigresit që nga viti 2014, ka gjashtë ndeshje me kombëtaren e Argjentinës gjatë periudhës 2014-2017, teksa ishte i ftuar edhe për Botërorin e vitit 2018.
Të tjera
Lëngu i bizeleve si trajtim treditor për pastrimin e mëlçisë
Jasharaj thotë se gjendja në shkollat publike nuk është e mjerë, por as shumë e mirë
Vetëm qeveria mund të më heqë mandatin për dialogun