Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Elvir Azizi, nënshkruan marrëveshje (kontratë) për shfrytëzimin afatgjatë të objektit që është i dedikuar për Poliklinikë Specialistike.
Në njoftimin për media thuhet se ky objekt që është pronë e Komunës së Podujevës, në bazë të kësaj kontrate i jepet SHSKUK-së në shfrytëzim afatgjatë pa pagesë.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes-kontratës, kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur që qytetarëve të Podujevës shumë shpejt do t’u ofrohen shërbime specialistike në komunën e tyre, për të cilat deri tash janë detyruar të udhëtojnë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin.
Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe ministri për Shëndetësi, Arben Vitia dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Podujevës, Adelina Stublla.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin
Profesionet që bëjnë keq për zemrën