Analisti Astrit Gashi ka komentuar dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurtni, se po përpiqen ta shmangin përgjegjësinë për situatën aktuale.
Sipas Gashit, në vend që të pranojë se nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e institucioneve, Kurti po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen te PDK, LDK, AAK.
Mos me pa opinioni publik se qysh 42 përqindëshi s’po mundet me formu qeverinë, ia nisi me qit statuse, tha kqyri këta PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Pra këta të Serbisë nuk me lanë. Në fakt ti sun e bërë, se si apte 61, se këta të Serbisë, edhe Vuçiqin me pru prej Beogradit s’kishin mund me ndalë nëse i kishe pas 61 vota”, ka thënë Gashi.
Gashi gjithashtu theksoi kontradiktat në qasjen e Vetëvendosjes ndaj përfaqësuesve politikë të pakicave joserbe, duke kujtuar se vetëm pak ditë më parë, Kurti kishte akuzuar disa prej tyre si të ndikuar nga Serbia apo të lidhur me Milan Radoiçiqin, ndërsa tani kishte negociuar për t’i përfshirë ata në qeveri.
“E 61 vota ti, ke tentuar mi bë duke negociuar, dhe duke i fut në Qeveri edhe ata, që para një jave iu ke thënë që janë të shantazhuar nga Serbia dhe ata që kanë thënë që janë njerëz të Radojçiqit. Pra, edhe ata edhe votën e atyre e kanë prit…”, ka shtuar Gashi.
Të tjera
Çeku takon një grup profesionistësh, diskutojnë për sfidat e punës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë