Aksioni i Policisë dhe ATK-së në veri/ Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit, qëllimi ynë

Sveçla uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë, vlerëson rolin e saj në demokraci dhe paqe

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar rolin vendimtar të SHBA-së në sundimin e demokracisë dhe ligjit, përcjell KosovaPost.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka uruar popullin amerikan.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një mbrojtëse e palëkundur e demokracisë, paqes dhe rendit, duke dhënë një kontribut vendimtar në përballjen me sfidat më të mëdha të kohës.

“Më 4 korrik 1776, Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës hodhi themelet e një shteti të ndërtuar mbi lirinë, dinjitetin njerëzor, barazinë dhe të drejtën e popujve për të vendosur mbi fatin e tyre. Për 250 vjet, idealet e mishëruara në këtë dokument kanë frymëzuar kombe e popuj në rrugën drejt lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Gjatë këtyre dy shekujve e gjysmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një mbrojtëse e palëkundur e demokracisë, paqes dhe rendit, duke dhënë një kontribut vendimtar në përballjen me sfidat më të mëdha të kohës. Në këtë jubile të madh, u përcjell urimet më të përzemërta popullit amerikan dhe miqve tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uroj që idealet e Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të frymëzojnë botën edhe në shekujt që vijnë, ndërsa partneriteti strategjik dhe miqësia ndërmjet vendeve tona të mbetet e fortë dhe e palëkundur në shërbim të lirisë, paqes dhe demokracisë”, shkroi Sveçla.

Krahas tij, edhe liderët e tjerë institucional e kanë uruar ShBA-në për festën e tyre Kombëtare.