Deputetja e zgjedhur dhe njëherësh nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas vendimit të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, për të thirrur në konsultime përfaqësuesit e subjekteve politike.
Kica-Xhelili e konsideroi këtë veprim si të paprecedent dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, duke theksuar se në këtë fazë, kryesuesi nuk ka të drejtë të zhvillojë konsultime politike.
“Mund të them që kjo sapo bëri kryesuesi i seancës konstituive është rasti i paprecendt dhe nuk përkon me asnjë procedurë të rregullores të Kuvendit të Kosovës. Në këtë fazë kryesuesi i kuvendit nuk ka të drejtë ftoj akterët për asnjë konsultim politik të asnjë natyre sepse ne po flasim për një çështje krejtësisht procedurale”, ka thënë Kica-Xhelili.
Të tjera
Inspektorati dhe Policia e Kosovës marrin nën kontroll objektin e Postës së Serbisë në Graçanicë
Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet
Rama në Kryeministri, në orën 11:00 zbulon kabinetin e ri qeveritar