Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga ndeja që mbajtën dje në Prizren me aktivistë e anëtarë të kësaj partie.
Pjesë e kësaj videoje është edhe momenti kur një qytetar shihet duke ia puthur dorën kryeministrit Albin Kurti.
“Java e Lëvizjes u hap dje në Prizren, me një Tribunë për 146 vjetorin e Lidhjes, dhe vazhdoi me një tubim/ndejë më pas me aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Java e Lëvizjes e mundësuar prej aktivistëve tanë shënon ngjarje të rëndësishme nga historia jonë dhe njëherazi na shërben të reflektojmë për rrugëtimin tonë, t’i festojmë arritjet tona, dhe ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj qëllimeve që i kemi vënë vetes si subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës”, thuhet në postimin e VV’së
Shihni videon këtu:
Të tjera
“Patriotë me miliona” – Kadri Kryeziu shpërthen ndaj hipokrizisë politike: Nuk mund të jesh edhe hajn, edhe atdhetar!
Votat me postë zbulojnë fituesin e mundshëm në Prishtinë – prin me diferencë të madhe ky emër!
A mund të zëvendësojë aloa vera kremin pas rrezitjes?