Gazetari Çim Peka e ka publikuar një pjesë të një interviste të Edi Ramës nga viti 1994, në të cilën pretendohet se kryeministri aktual i Shqipërisë e quante Ibrahim Rugovën si “të poshtë” dhe “president kosovar të Sali Berishës”.
Sipas gazetarit të afërt me Partinë Demokratike në Shqipëri, Rama e lidhte ngushtë Rugovën me Berishën, ish-president i Shqipërisë.
“Edi Rama në vitin 1994: Rugova është Presidenti kosovar i Sali Berishes, është i poshter dhe në det futet me shall, etj….”, shkroi sot gazetari Peka.
Ai vazhdoi duke kritikuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, për ftesën që ia bëri Edi Ramës që të mbante fjalim në konferencën e parë dedikuar Ibrahim Rugovës, të cilës e organizoi LDK-ja. “Këtë kishte ftuar dje kryetari i LDK Abdixhiku të fliste për Ibrahim Rugovën!”, tha Peka.
Postimi i plotë:
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin