Në një bisedë spontane dhe plot humor me gazetarin Ronaldo Sharka, ai nuk kurseu batutat, sinqeritetin dhe besimin në veten e tij.

Ronaldo: Pse e fitove ti Big Brother VIP?
Ronaldo: “Kujt ia dridhe?”
Gjesti: “Krejt, të tanve, radhë, jashtë.”
Ronaldo: “Për ata që mund të thonë se fitoi një i pa shkollë, që s’di shumë të argumentoje, çfarë ke për t’i thënë?”
Gjesti: “Ata që kanë shkollë s’e fituan, unë e fitova pa shkollë.”
I emocionuar, Gjesti u shpreh se kjo fitore i dedikohet të gjithëve që e mbështetën: “Fitoren, familjes, publikut, shumë faleminderit të gjithëve.”
Gjesti: “Eglit 100 mijë euro, ja ku i ka. U kry me Eglin, ajo i ruan.”
I pyetur për planet e mbrëmjes, Gjesti tha:“Gjithqysh me familje, edhe dashurinë ta marr prej publikut.”
Ronaldo: “Nga ky Big Brother dole apo jo i dashuruar?”
Gjesti: “I dashuruar? Jam i dashuruar. Në Zotin!”
Çfarë do të bëjë me 100 mijë eurot?
Fituesi i madh u shpreh se shumën do ta përdorë për familjen, për njerëzit në nevojë, dhe për të investuar në projekte të reja muzikore.
“Do t’ia kushtoj familjes, atyre që kanë nevojë, në punë, biznes, në muzikë me investu.”
Të tjera
Naim ef. Tërnava takim lamtumirës me zyrtarin e ambasadës turke në Kosovë
Asnjë votë për Verica Qeraniqin nga Lista Serbe
“Faleminderit që respektoni Kushtetutën e Kosovës” – Basha ia ndal tri herë fjalën deputetit serb Igor Simiq