Milani do të transferojë një sulmues të ri në verë – dy emra janë si opsione

Raportimet e së dielës kanë bërë me dije se Milani po përgatitet që të investojë një shumë të madhe parash për një tjetër sulmues për të konkurruar me Santiago Gimenez.

Do të ketë disa ndryshime tek ‘Rossonerët’ në verë, teksa ata po synojnë të emërojnë një drejtor sportiv, trajner dhe të sjellin disa fytyra të reja.

Me ekipin që ka shpenzuar rreth 35 milionë euro plus bonuset për transferimin e Gimenez nga Feyenoordi në janar, Calciomercato sugjeron se kuqezinjtë mund të investojnë 30 milionë euro për të transferuar një tjetër sulmues.

Duke ditur se Luka Jovic me gjasë do të largohet dhe nuk dihet nëse Tammy Abraham do të qëndrojë apo do largohet, Milani mund të synojë të transferojë dikë për t’i bërë konkurrencë Gimenez.

Një tjetër opsion është sulmuesi në formë Jonathan Burkardt (Mainz), për të cilin gjithashtu ka edhe disa oferta të tjera dhe do të jetë në dispozicion për shitje për të njëjtën shumë në verë.