Ylli i Barcelonës u përplas me Hansi Flickun pas rikthimit ndaj Celta Vigos

Barcelona fitoi me rezultat 4-3 ndaj Celta Vigos, por një lojtar nuk ishte aspak i kënaqur pas fishkëllimës së fundit dhe ky nervizozëm u hodh mbi trajnerin Hansi Flick.

Ishte një rikthim spektakolar nga blaugranasit në ‘Estadi Olimpic Lluis Companys’, teksa ata përmbysën rezultatin nga 3-1 në 4-3 për të marrë tri pikë jetike në garën për titull në La Liga.

Pavarësisht gëzimit të madh nga pothuajse i gjithë ekipi dhe tifozët në stadium, njëri prej tyre nuk ishte i lumtur – Hector Fort.
Sipas Mundo Deportivo, Fort u pa duke shkëmbyer disa fjalë me Flickun në fushë pas përfundimit të ndeshjes.

Siç thuhet në raport, Fort refuzoi përqafimin nga trajneri i tij, i cili i tha qetësisht disa fjalë në vesh para se ata të ndajnë rrugët.

Frustrimi i Fort mund të shihet si diçka e kuptueshme në kuptimin që Gerard Martin ka vuajtur si zëvendësues i Alejandro Balde këtë sezon, por pavarësisht kësaj, ai po vazhdon të luajë para Fort.

Reagimi i tij me gjasë nuk do të pritet mirë nga zyrtarët e Barcelonës dhe kjo mund të rrisë gjasat që ai të largohet në verë.