Dodik ndodhej në Sarajevën Lindore për një takim me zyrtarë lokalë kur ndodhi tentativa për arrestim. Ai gjithashtu është pezulluar nga detyra për gjashtë vjet.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se situata atje është shumë serioze.
Postimi i plotë:
Në muajin shkurt, Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës nxjerri një vendim në shkallën e parë, me të cilin presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, u dënua me një vit burg për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë. Përveç dënimit me burg, atij iu shqiptua edhe masa e sigurisë që i ndalon ushtrimin e detyrës së presidentit të Republikës Serbe për një periudhë prej gjashtë vitesh, duke filluar nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit.
Tentativa për arrestimi s Dodik ishte, ngase gjatë ditës, Dodik kishte arritur në Qendrën Administrative në Sarajevën Lindore, ku planifikonte të mbajë një takim me kryetarin e bashkisë dhe kryetarët e komunave që përbëjnë Qytetin e Sarajevës Lindore.
Të tjera
Fuqia dhe tensionet e Vetëvendosjes
Kosovë: Gratë sipërmarrëse të agrobiznesit
Kosova është një rast suksesi i shtetndërtimit