Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se partitë opozitare, PDK, LDK, AAK po synojnë të bllokojnë konstituimin e Kuvendit dhe po sfidojnë vullnetin e qytetarëve.
Ai ka thënë se atyre u takon posti i kryeparlammnetarit duke ftuar partitë opozitare që të votojnë për konstituimin e Kuvendit.
“PDK nuk pati guxim me kandidua me kryetarin e partisë, sepse nuk kishte autoritet të mjaftueshëm brenda subjektit. Tek LDK, edhe aty ki probleme me lidership dhe e treta është ja dy vllazni me një dajë, janë ba bashkë dhe po donë me sfidua një verdiktin që ka dhënë qytetari i Kosovës”, ka thënë Muja në emisionin “InfoNata” .
Muja ka thënë se e rëndësishme është që të konstituohet Kuvendi duke u bërë thirrje partive opozitare që ta votojnë kandidatin tyre dhe se formimi i qeverisë siç ka thënë ai është çështje tjetër



Të tjera
Real Madridi zyrtarisht prezanton Dumfries
“Faleminderit, Legjendë”, Agon Xhaka ndan rrugët me Malishevën
Protestuesit kërkojnë drejtësi sot para Gjykatës së Tiranës: Lironi çunat