Analisti politik, Vehbi Kajtazi, është përplasur verbalisht me oficerin e karrierës, Fuad Ramiqin, ku i pari tha se sot ka xhami të mbushura plot me fëmijë të çerdheve në Prishtinë dhe Gjilan.
Kajtazi tha se kanë dalë publike ku në një xhami para Vitit të Ri, ka pasur ligjërata dhe thirrje të njëjta, sipas tij, sikur në Kaçanik, kundër festimit të Vitit të Ri.
“E ka pranuar zonja që flet aty ‘po, i mësojmë fëmijët sepse kjo nuk është festë e jona’”, tha Kajtazi në Rubikon.
Kurse sipas Kajtazit, një fëmijë 6-vjeç është dashur të ishte në shkollë apo çerdhe e jo të dëgjonte ligjërata fetare.
“Kështu ju i përgatisni terroristët, prej shkolle. Kështu, terroristët sikur këta, si Lavdim Muhaxherët e ata. Ik atje, mos më lodh”, i tha Kajtazi, Ramiqit.



Të tjera
Qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, pjesëmarrje e ulët e protestuesve
Shefi i OKB-së thotë se ka “rrugët diplomatike” në dispozicion për të ndaluar lu*ftën në Liban