Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dënuar ashpër vrasjen e eprorit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, duke i kushtuar një pjesë të ligjëratës së “xhumasë” këtij akti tragjik. Sipas raportimeve, ky veprim ka ardhur me rekomandim të myftiut Naim Tërnava, kryetar i kryesisë së BIK-së.
BIK thekson se ky akt është “tronditës dhe thellësisht i dënueshëm,” duke apeluar për zbardhjen e rrethanave të vrasjes dhe për dënimin e kryesve të këtij krimi. BIK gjithashtu ka kërkuar që të sigurohen drejtësi dhe siguri për qytetarët, si dhe të merren masa për të parandaluar ngjarje të tilla.
“Vrasja e eprorit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, që ishte gjithashtu ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka goditur rëndë jo vetëm rendin dhe sigurinë publike, por edhe shtyllën morale të shoqërisë dhe të shtetit tonë,” thuhet në deklaratën e BIK.
Po ashtu, Gazeta raportoi sot ekskluzivisht për një operacion të madh të Njësisë Kundër Terrorizmit i cili është finalizuar me katër arrestime në komunën e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika. Burime të sigurta të Sinjalit kanë konfirmuar emrat e personave të ndaluar si: Labinot Murati, Fatjon Tusha, Elmedin Raka dhe Ridvan Axhami.



Të tjera
Real Madridi zyrtarisht prezanton Dumfries
“Faleminderit, Legjendë”, Agon Xhaka ndan rrugët me Malishevën
Protestuesit kërkojnë drejtësi sot para Gjykatës së Tiranës: Lironi çunat