Disa nga të dyshuarit për vrasjen e zyrtarit policor, ishin të njohur për organet e drejtësisë, meqë ishin dënuar e kishin aktakuza për vepra të ndryshme penale. Ndaj njërit Gjykata kishte shqiptuar disa herë masën edukative, ani se e kishte përsëritur veprën nga viti në vit.
Dhunim, lëndim i lehtë trupor e vjedhje e rëndë janë disa nga veprat që të dyshuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika, kishin kryer në të kaluarën.
Dosjen në prokurori e gjykatë më të ngjeshur e ka Vatan Çaka i cili edhe ishte i dënuar sa kishte qenë i mitur.
Për bashkëkryerje të vjedhje së rëndë ishte dënuar edhe në vitin 2023.
“Ndaj të pandehurit V.Ç. (në atë kohë i mitur): Më date 09.12.2020 Gjykata Themelore në Ferizaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar Propozim për shqiptimin e masës edukative, për shkak të dy veprave veprës penale vjedhja nga neni 313 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, për të cilën Gjykata më date 09.03.2021 ka nxjerr aktvendim me të cilën të miturit (në atë kohë) i shqiptoi masë edukative mbikqyrja e shtuar nga ana e prindit në kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili vendim është bërë i plotëfuqishëm më 19.04.2021. Më date 30.03.2022 Gjykata Themelore në Ferizaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar Propozim për shqiptimin e masës edukative institucionale, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje dhe tentative vjedhja nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së, për të cilën Gjykata më date 15.06.2022 ka nxjerr aktvendim me të cilën të miturit (në atë kohë) i shqiptoi masë edukative mbikqyrja e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej një (1) viti, i cili vendim është bërë i plotëfuqishëm më 23.08.2022. Më date 16.02.2023 Gjykata Themelore në Ferizaj nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar Propozim për shqiptimin e masës edukative institucionale, për shkak të dy veprave penale në bashkëkryerje vjedhja e rëndë nga neni 315 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, për të cilën Gjykata më date 15.03.2023 ka nxjerr aktvendim me të cilën të miturit (në atë kohë) i shqiptoi masë edukative institucionale dërgimi i të miturit në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti e gjashtë (6) muaj, për të cilën Gjykata e Apelit e Kosovës më date 17.05.2023 ka nxjerr aktvendim me të cilën është aprovuar si e bazuar ankesa e mbrojtësit të të miturit, për të cilën ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ashtu që për këto dy vepra penale i shqiptoi masë edukative institucionale dërgimi i të miturit në institucionin edukativo korrektues në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilën masë do t`I llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 26.01.2023 e tutje, i cili vendim është bërë i plotëfuqishëm më 17.05.2023. Gjykata Themelore në Ferizaj
“Ndaj të pandehurit E.L.: Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin i nën paragrafi 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, më date 17.09.2024 ka nxjerr aktgjykim dënues, me të cilin të pandehurit i shqiptoi denim me burgim në kohëzgjatje prej 90 ditëve, i cili denim me përqimin e të pandehurit I është shëndrruar në denim me gjobë në shumë prej njëmijë e katërqind (1.400) €. Kundër këtij aktgjykimi i pandehuri ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës më date 23.09.2024, dhe kjo lëndë ende gjendet në gjykatën e shkallës së dytë.” – Gjykata Themelore në Ferizaj
Lika u vra më 1 prill, në objektin e banesës së tij në Kaçanik, ndërsa në fillim të kësaj jave, u arrestuan shtatë të dyshuarit që besohet se qëndrojnë prapa aktit të rëndë./Dukagjini/
Të tjera
7 gabimet fatale për tretjen
Po ndërtojmë ura për një Mitrovicë funksionale e të integruar
Çaj detox sa herë që keni ndjesinë e fryrjes së barkut