Në spektaklin Post Big Brother VIP Albania, të gjithë banorët e këtij edicioni u mblodhën për një ribashkim të veçantë, duke risjellë emocionet dhe kujtimet e përjetuara gjatë qëndrimit në shtëpi.
Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot energji, me Ledion Liçon në drejtim të mbrëmjes dhe opinionistët që komentuan mbi rrugëtimin e secilit prej tyre.
Egli ishte ajo e cila foli hapur për ditët pas daljes nga shtëpia dhe për situatën e saj personale.

“Jam mire edhe pse e ngarkuar emocionalisht pas një periudhe të gjatë izolimi. Kam marrë kohë për veten, kam kaluar momente me familjen dhe po merrem me disa projekte personale.”
Egli foli gjithashtu për raportin e saj me Gjestin, me të cilin pati një lidhje të ndërlikuar brenda shtëpisë
Ajo tregoi se pas daljes kanë komunikuar, janë takuar dhe kanë ndenjur bashkë dhe po shohin si do të shkojë më tutje lidhja e tyre.



Të tjera
Këshilla për të qënë të shëndetshëm në stinën e verës
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE
Ambassador for a Day”/ Haxhiu dhe Hargreaves diskutojnë për diplomacinë dhe lidershipin