Agim Shahini ka thënë se në emër të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), shpreh shqetësimin dhe paralajmërimi se rritja e energjisë rrit inflacionin, varfërinë dhe thellon krizën ekonomike në Kosovë.
“Rritja e fundit prej 16% e çmimit të energjisë elektrike pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e inflacionit në vend. Vetëm muajit e kaluar, inflacioni ka shënuar një rritje prej rreth 4%, pa përfshirë efektin e kësaj rritjeje të re të çmimit të energjisë. Me aplikimin e tarifave të reja, inflacioni pritet të përshkallëzohet edhe më tej, duke goditur drejtpërdrejt fuqinë blerëse të qytetarëve dhe duke rritur koston e jetesës”, thuhet në reagimin e AKB-së.
Agim Shahini, kryetari i AKB-së, kërkon nga institucionet përkatëse që të rishqyrtojnë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke marrë parasysh ndikimin negativ në ekonominë e vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve.



Të tjera
4 gjëra që duhet ditur për vitaminën D
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9°C
Bakteria që shkakton probleme në stomak