Diola Dosti ka diplomuar ditën e djeshme (e martë) në nutricion.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, duke shprehur gëzimin e saj për një tjetër arritje në jetë.
Ajo ka ndarë një video nga festa, ndërkohë që po kërcente me të dashurin.
“Ti më bën të besoj në magjinë e dashurisë! Në një botë plot me gjëra të zakonshme, ndihem e bekuar që kam dikë aq të jashtëzakonshëm sa ti në jetën time”, kanë qenë fjalët e Dostit.

E njëjta tutje theksoi: “Faleminderit për gjithçka dashuri”.
Diola dhe Erolldi po shijojnë një lidhje dashurie prej disa muajsh, të cilët u njohën për herë të parë në një koncert.



Të tjera
Kosova do ta ketë infrastrukturën më të mirë sportive në rajon
Përgatisni fëmijë të zgjuar para se të lindë
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?