Qeveria e Kosovës ka rritur shpenzimet buxhetore në vitin 2024 krahasuar me një vit më parë.
Gjithsej shpenzimet e Qeverisë në vitin 2024 ishin 3 miliardë e 189.3 milionë euro, ndërsa shpenzimet në vitin 2023 ishin 2 miliardë e 925.5 milionë euro ose mbi 250 milionë euro më shumë, raporton KosovaPress.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 25%, kontributet sociale dhe përfitimet 24%, formimi i kapitalit bruto 16%, konsumi i ndërmjetëm 14%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë tjera të shpenzimeve.
Në ASK thonë se të hyrat e përgjithshme të Qeverisë në vitin 2024 ishin 3 miliardë e 222.7 milionë euro, ndërsa të hyrat në vitin 2023 ishin 2 miliardë e 860. 7 milionë euro.
Ndryshe, për vitin 2025, Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin 3.6 miliardë euro.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë