Profesori Hasani, me një kërkesë drejtuar BE-së, zbulon taktikën e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka arritur në Moskë. Vuçiq do të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota Sot”, ka komentuar vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Rusi.

Gjithashtu, Hasani ka zbuluar taktiken e Serbisë, duke theksuar se ajo po përpiqet të krijojë një perceptim të rremë, sikur është në përkrahje të Bashkimit Evropian dhe aleancës ushtarake NATO.

Image

Refik Hasani

“Pas pasnesër, më 9 maj, presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë.

Prej kohësh, Serbia po përpiqet të krijojë një perceptim të rremë se është në përkrahje të BE-së dhe aleancës ushtarake NATO.

Megjithatë, Serbia me zemër dhe vullnet është më shumë pro bashkëpunimit vëllazëror me Rusinë sesa me BE-në apo NATO-n”, ka thënë ai.

Po ashtu, Hasani ka drejtuar një kërkesë ndaj Bashkimit Evropian, duke theksuar se nuk duhet ta përkëdhelë Serbinë.

Serbia është kundër Amerikës, kundër NATO-s dhe kundër frymës së Bashkimit Evropian.

Shtetet anëtare të BE-së duhet ta kenë të qartë se Serbia dëshiron të duket si aleate e BE-së, por në thelb është me Rusinë.

BE-ja duhet të vëzhgojë dhe të masë veprimet e Serbisë, dhe jo ta përkëdhelë atë, sepse Serbia është pro Rusisë dhe kundër BE-së dhe SHBA-së”, ka përfunduar Hasani.