Emrat më të zakonshëm që u janë vendosur foshnjave në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, në vitin 2024 kanë qenë Sophia dhe Muhammed, transmeton Anadolu.
Shoqata e Gjuhës Gjermane (GfdS) në Wiesbaden njoftoi se Muhammed ka qenë emri më i shpeshtë që u është vendosur djemve në Berlin në 6 vitet e fundit ndërsa vitin e kaluar, Sophia dhe Muhammed ishin emrat më të shpeshtë që u janë vendosur foshnjave.
Ndërkaq, emrat Sophia dhe Noah vazhdojnë të kryesojnë renditjen në të gjithë Gjermaninë në vitin 2024.
Shoqata e cila ka zhvilluar kërkime në këtë fushë që nga viti 1977, i zbuloi këto rezultate duke analizuar 900 mijë të dhëna të marra nga 750 zyra regjistrimi.
Gjithashtu shoqata, e cila regjistron afërsisht 92 për qind të të gjithë emrave në Gjermani, merr parasysh edhe drejtshkrimet alternative të emrave kur bën renditjen.



Të tjera
Gjërat që duhet të bëjmë 20 minuta para gjumit
Si të visheni kur jeni mysafire e një dasme në pranverë?
Disa mënyra si të mbroni zemrën