Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i ka shprehur urimet Shenjtërisë së Tij Papa Leo XIV për zgjedhjen e tij, në krye të Kishës Katolike.
“Në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri, zëri i tij do të ketë peshë të madhe. Papati i tij le të shënohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe një angazhim i thellë ndaj dinjitetit të të gjithë njerëzimit”, ka shkruar Osmani në ‘X’.



Të tjera
Kurti: E turpshme mungesa e mbështetjes së Feride Rushitit nga opozita
Kurti: Abdixhiku vetëm ka refuzuar propozimet tona, lista me 15 nënshkrime ishte e paqartë
“Vajzat e këqija” janë më të lumtura