Seanca e jashtëzakonshme për përzgjedhjen e presidentit të vendit është shtyrë për në orën 19:00.
“Për shkak të mungesës së opozitës, dhe gjithnjë duke u përpjekur që t’i kemi ata në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe për shkak të obligimeve… Ju njoftoj që kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, ka thënë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se deputetët e opozitës janë duke i bërë thirrje dy kandidateve për presidente, Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës për tërheqje nga gara.
“Në vend që të tërhiqen nga deklaratat që i bëjnë presion kandidatëve që të tërhiqen nga gara, që është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ftoj ata që të vijnë. Dhe nëse kërkojnë fjalë, do t’ua kalojmë edhe fjalën. Por, jo që të flasin nga zyrat e tyre apo nga ambientet e tjera për sa kohë po zhvillohet kjo seancë. Këtu është vendi ku argumentojmë edhe juridikisht edhe politikisht”, ka thënë Haxhiu.
Deputeti serb nga partia SPO, Lazar Raduloviq u ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Kuvend duke thënë se bojkoti nuk zgjidh asnjë çështje.
“Kthehuni në Kuvend, bëhuni pjesë e vendimmarrjes dhe së bashku do të tregojmë një pjekuri politikë. Kosova duhet të ec përpara vetëm atëherë kur të jemi të gjithë jemi pjesëmarrës”, tha ai



Të tjera
Shpërthen Agim Bahtiri: Mos rrini nëpër skuta, sjellni nënshkrimet në Kuvend
Botërori 2026 me risi, lojtarët nuk i bartin kartonët e verdhë në fazën e knockoutit
Dardha, fruti që bën “mrekulli” me peshën