Presidenti amerikan Donald Trump ka përgëzuar Robert Francis Prevost pas zgjedhjes së tij si papë, duke e bërë atë pontifin e parë të lindur në Shtetet e Bashkuara në historinë e Kishës Katolike Romake.
Prevost, 69 vjeç, nga Çikago, do të njihet si Papa Leo XIV.
“Është një nder i madh të kuptosh që ai është Papa i parë amerikan,” shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, raporton CNBC.
“Çfarë emocioni dhe çfarë Nderi i Madh për Vendin tonë,” shtoi ai.
“Pres me padurim të takoj Papa Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”
Prevost u zgjodh në ditën e dytë të konklavit papnor në Vatikan. Zgjedhja e tij si pasues i Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare, u shpall nga tymi i bardhë që doli nga oxhaku mbi Kapelën Sistine.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!