Xhavit Haliti jep dëshmi në Bruksel për rastin e vr*asjes së Enver Hadrit

Haliti tregon pse e kishte votuar Konjufcën për kryetar Kuvendi

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se vota e tij për Glauk Konjufcën si Kryetar i Kuvendit nuk ishte politike, por erdhi si respektim i Kushtetutës së Kosovës.

Ai sqaroi se vota e tij nuk ishte vendimtare dhe se e ka mbështetur vetëm për shkak të rregullit që kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese.

“Vota ime nuk ka qenë vendimtare lidhur me zgjedhjen ose moszgjedhjen e Glauk Konjufcës për Kryetar të Kuvendit. Vota ime ka qenë në respektim të Kushtetutës së Kosovës, që kryetari i Kuvendit i takon partisë që fiton shumicën ose koalicionit që fiton shumicën, respektivisht kandidatin e propozon partia fituese dhe ai duhet të zgjidhet ose të mos zgjidhet dhe të zëvendësohet me një tjetër,” tha Haliti në ATV.

Sipas tij, problemi real është politik dhe lidhet me zgjedhjen e qeverisë, që është hapi i ardhshëm urgjent pas konstituimit të Kuvendit.

“Zgjedhja, kjo beteja është politike, nuk është për individin. Problemi është që hapi tjetër është zgjedhja e Qeverisë. Hapet menjëherë ky obligim i dytë që është nga deputetët dhe afati është i shkurtër, është një muaj. Tani ose janë duke biseduar në margjina ose kanë një projekt të dyja palë, pozita e opozita, por e vërteta është që VV-ja nuk po lëshon rrugë,” deklaroi Haliti.