Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë për siç thotë kjo organizatë, vendimet e njëanshme në refuzimin e kërkesave zyrtare për vizita të përfaqësuesve të OVL UÇK-së te bashkëluftëtarët tanë të burgosur, transmeton KosovaPost.
Përmes një njoftimi për medie, OVL UÇK njofton opinionin publik se Dhomat e Specializuara në Hagë, përmes vendimeve të pashembullta dhe të njëanshme, kanë refuzuar dy kërkesa zyrtare për vizita të përfaqësuesve të OVL UÇK-së te bashkëluftëtarët tanë të burgosur.
“Vizita e kërkuar më 21 prill 2025 nga Fehmi Gucati, Hysni Gucati dhe Bedri Ahmeti te z. Shala, z. Krasniqi dhe z. Mustafa u refuzua pa asnjë arsyetim të arsyeshëm. Po ashtu, më 14 maj 2025, u refuzua vizita te z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, për të cilët kërkuam të qëndrojmë pranë në mënyrë njerëzore dhe morale. Gjithashtu, jemi të informuar se edhe Rexhep Selimi ka bërë kërkesë për të lejuar këtë vizitë. Kjo kërkesë është ende në procedurë, por ne e dimë mirë çfarë përgjigjeje do të vijë, një tjetër JO, e padrejtë dhe e padenjë”, thuhet në njoftim.
Tutje, OVL UÇK vlerëson se kjo qasje përjashtuese, përçmuese dhe selektive, është dëshmi e qartë se Dhomat e Specializuara nuk kanë për qëllim drejtësinë, por poshtërimin e përfaqësuesve të luftës çlirimtare të Kosovës.
Sipas kësaj organizate refuzimi i vizitave nuk është veçse një përpjekje për ta izoluar luftën tonë të drejtë edhe në kujtesë.
Kërkojmë urgjentisht që këto vendime të tërhiqen dhe që të ndalet trajtimi çnjerëzor e politik ndaj bashkëluftëtarëve tanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e OVL UÇK-së.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!