Lidhja Demokratike e Kosovës refuzoi ofertën e kryeministrit Albin Kurti për bashkëpunim politik.
Në dritën e krizës së thelluar për konstituimin e Kuvendit, dhe pas pranimit të një tjetër letre nga Kurti që përmbante lutje për bashkëpunim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ritheksoi prerazi qëndrimin e partisë.
Abdixhiku e hodhi poshtë ofertën e liderit të Kurtit, duke thënë se: “E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Kurtin”.
Sipas juristit nga Belgjika, Abdixhiku dhe rrethi i tij nuk kanë të bëjnë asgjë me rugovizëm, pasi ai beson se vendimin për refuzim të koalicionit me Kurtin, nuk e mori me Këshillin e Përgjithshëm të partisë.
“Propozimi i Abdilxhikut, jo vetëm që është i papranueshëm po është edhe në kundërshtim me votën e sovranit”
Ai përmendi oligarkët dhe lidhjet që sipas tij, ka Abdixhiku me ta, si financues të tij.
Ti kthehem prap letrës së Kurtit. Në përgjigjjen Abdilxhiku, për habi, jo vetëm që nuk pranoi të takohet me Kurtin dhe të shqyrtohet oferta, dhe pastaj t’i jipte përgjigje, por ai brutalisht refuzoi ofertën, duke propozuar një koalicion për formimin e një Qeverie tranzitore apo kalimtare mes partive shqiptare humbëse, që paraqesin boshtin e krimit dhe të mafias, e që do të funksinonte deri në fillimin e vitit të ardhshëm kur të zgjidhet presidenti-ja e Kosovës. Ky propozim i Abdilxhikut, jo vetëm që është i papranueshëm po është edhe në kundërshtim me votën e sovranit që, do të n’a kthente prapa, në kohën e UNMIK-ut, kur Kosova ishte nën pavarësi të mbikqyrur”, nënvizoi ai.
Në vazhdim, Musliu tha një koment për të gjitha partitë ‘opozitare’, PDK, AAK, Nisma, të cilat sipas tij paraqesin aksin e krimit që veproi ndër vite në vend.
“Partitë, të cilat Abdilxhiku i propozon për Qeverinë kalimtare, janë PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma, edhe pse lexuesit e nderuar e dinë, unë dëshiroj t’ia përkujtoj opinionit se, këto parti duke e përfshirë edhe LDK-në, janë partitë më të kriminalizuara, të cilat që nga paslufta, me pretekstin e privatizimit plaçkitën pasuritë e Kosovës, i falën territor Maqedonisë dhe Malit të Zi, formuan Gjykatën monoetnike Speciale, formuan Zajendicën, që nga vitit 1999 përgatitën terrenin për ndarjen e Kosovës duke e lënë Veriun e Kosovës në duart e kriminelëve serb të dirigjuar nga Vuçiqi, që në fund rezultoi me propozimin për ndarjen e Kosovës në nivelet më të larta ndërkombëtar, ushtarakët dhe komandantët me karierë më të devotshëm të FARK-ut i kurdisën nëpër prita dhe i vran, likuiduan veprimtarë tëLDK-së, vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet. Kështu edhe ndodhi, ata erdhën në pushtet, i instaluan strukturat kriminale, e kapën shtetin, e privatizuan dhe kidnapuan UÇK-ën duke e keqpërdorur për qëllime personale, klanore dha partiake, dhe kështu mund të numroj në pafundësi…. Nër realitet këto parti, paraqesin aksin e krimit, që ndër dekada funksionuan, jo si parti, por si banda mafioze. Tani po këto parti, po e kushtëzojnë Albin Kurtin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qevrisë kalimtare.
PLAN-i, si gjithnjë, është mësuar që përmes pazareve të ulëta antikombëtare t’a grabitë pushtetin edhe kur ato janë humbëse. Mirëpo, kësaj radhe kanë hasur në Albin Kurtin, i cili nuk bënë pazare dhe kontrabvandë me votat e sovranit”, theksoi juristi.
Tutje, tha se refuzimi i koalicionit me LVV, Abdixhiku e bëri për shkak të kalkulimeve politike.
Në këtë pikë, përmendi zgjedhjen e presidentit/es të vendit, ku sipas tij rizgjedhja e Osmanit, jo vetëm se është e domosdoshme, por nuk ka alternativë.
“Refuzimi i kërkesës është bërë për kalkulime politike duke e përfshirë « në lojë » edhe zgjedhjen e presidentit-es të ardhshëm, që është llogari e gabuar dhe e paparsyeshme. Kjo nga fakti se Vjosa Osmani, mandatin e saj është duke e ushtruar në mënyrë ekselente, si askush deri tani, e cila gjatë vizitave në arenën ndërkombëtare, konferencat për shtyp jashta vendit, në takime dhe seminare të ndryshme ndërkombëtare, në takime me homologët e saj, në fjalime të rasti nëpër parlamente gjithandej botës, Kosovën e ka prezentuar dhe përfaqësuar në mënyrën më të mirë të mundur, duke i informuar për të arriturat, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për vendosjen e shtetit të së drejtës, duke e treguar imazhin e vërtëtë të Kosovës, e jo siç e prezenton Serbia, Kosovën e ka prezentuar si një histori suksesi, si shtet funksional dhe demokratik, ku sondon rendi dhe ligji. Prandaj, duke e marrë parasysh autoritetin dhe suksesin e saj të krijuar në botë, konsideroj se Vjosa Osmani nuk e meriton, dhe është a padinjitetshme, që për qëllime dhe interesa të ngushta personale, partiake dhe karieriste të matrapazëve politik, t’a bëjnë Zonjën Osmani si monedhë për kusurim, apo mish për top, dhe t’a futin në kalkulime të pista politike, sepse për dinjitetin e saj është nënçmim që politikanët që kanë vepruar si gangstera dhe kriminela, t’a përdhosin personalitetin e saj të paprëkshëm. Mendimi im është, se rizgjedhja e Zonjës Osmani edhe për një mandat tjetër, jo vetëm se është e domosdoshme, por nuk ka alternative, sidomos LDK-ja nga ku vjen ajo, duhet pa kusht t’a përkrahë, e që vërtetë paraqet dhe është vazhdimësi e rugovizmit. Nuk është e ndershme madje është kontrabandë e votave, që partitë humbëse të zgjedhjeve, që karakterizohen si parti të korruptuara dhe të lidhura ngushtë me krimin e organizuar dhe nëntokën e errët, të bëjnë pazare kriminale për presidentin e ardhshëm, duke e patur presidenten e cila për momentin është e pazavendësueshme dhe më e duhura”.
Ndër të tjera, ai konsideroi se deri tani fajtor për bllokadën ishte opozita, tani është Abdixhiku, pasi e gjithë përgjegjësia bie mbi të, pas refuzimit të fundit.
“Me refuzimin e ofertës së Kurtit, Abdilxhiku po ia kthen shpinën LVV-së, partisë më të sukseshme dhe më të pastër të qeverisjes, që po e forcon dhe armatosë FSK-në, që çliroi Veriun e Kosovës nga bandat dhe strukturat kriminale serbe, me të cilat për dy dekada bashkëpunoi PLAN-i….
Propozimin e Abdixhikut për një qeveri kalimtare, PDK-ja e refuzoi, me arsyetimin se ata janë të interesuar që opozita t’a formojë Qeverinë e ardhshme pa LVV-në, njësoj u deklarua edhe AAK-ja, që don të thot se strukturat kriminale me çdo kusht duan prap të vijnë në pushtet, kundër vullnetit të sovranit.
Për fund, konstatoj se deri tani, fajtor për moskonstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë, ishte opozita, mirëpo me refuzimin e ofertës së Kurtit nga Abdilxhiku, faji dhe përgjegjësia bie vetëm mbi Abdilxhikun dhe LDK-në, që sovrani besoj se do të dije t’a ndëshkojë”, përmbylli Skënder Musliu
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia