Juventusi ka zhvilluar bisedime të reja këtë javë me Aston Villan për transferimin e portierit Emiliano Martínez.
Klubi italian po përpiqet të negociojë çmimin e kërkuar nga Aston Villa, e cila vazhdon të kërkojë mbi 10 milionë euro për kampionin e botës me Argjentinën.
Nëse marrëveshja për Martínez nuk arrihet, alternativa kryesore e “Zonjës së Vjetër” mbetet Guglielmo Vicario.
Ndërkohë, Juventusi pritet të zhvillojë javën e ardhshme edhe një takim me përfaqësuesit e Michele Di Gregorios për të diskutuar të ardhmen e portierit italian.
Drejtuesit bardhezi po shqyrtojnë me kujdes situatën e repartit të portës, ndërsa vendimi përfundimtar do të varet nga ecuria e negociatave me Aston Villan për Emiliano Martínez.



Të tjera
Ushqimet që mbajnë trupin në formë në stinën e verës
Pesë foshnje marrin emrin Neymar pas rikthimit të tij në Botëror
Federata u jep një ndëshkim brutal futbollistëve të Uruguait pas dështimit në Botëror