Arsenal i shton edhe tri pikë në llogari, mposht Manchester Unitedin

Manchester United – Tottenham do të jetë finalja e Ligës së Evropës, anglezët më plot meritë do të përballen për trofeun

Dy skuadrat angleze, Manchester United dhe Tottenham, kanë fituar edhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale, për të kaluar në finale të Ligës së Evropës. 

Djajtë e Kuq që kishin fituar ndeshjen e parë 3-0, fituan edhe në të dytën me rezultat 4-1, për të kaluar tutje.

Baskët e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin e Mikel Jauregizar, por Man Utd u kthye në pjesën e dytë dhe shënoi plotë katër herë. 

Mason Mount shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Casemiro dhe Rasmus Hojlund.