Përpara takimit të Sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent dhe delegacionit të tij me zyrtarët kinezë në Zvicër, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka propozuar uljen e tarifave doganore të vendosura ndaj Kinës nga 145 për qind në 80 për qind, transmeton Anadolu.
Në llogarinë e tij në “Truth Social”, Trump bëri një deklaratë në lidhje me tarifat e planifikuara ndaj Kinës.
“Ndaj Kinës duket e përshtatshme zbatimi i një tarife prej 80 për qind. Varet nga Scott Bessent”, tha Trump në deklaratën e tij duke iu referuar sekretarit amerikan të Thesarit.
Takimi në Zvicër do të jetë kontakti i parë zyrtar ballë për ballë midis dy vendeve, pasi Trump vendosi në zbatim tarifën prej 145 për qind për mallrat kineze.
Delegacioni amerikan do të kryesohet nga Sekretari i Thesarit, Scott Bessent dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer ndërsa pala kineze do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, përgjegjës për Çështjet Ekonomike, He Lifeng.
Bisedimet do të përqendrohen në tarifat dypalëshe dhe ribalancimin e marrëdhënieve tregtare.



Të tjera
Pesë arsye pse duhet të bëni masazh
Pse rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi të qëndroni nën ujë për një kohë
Pse burrat tradhtojnë edhe nëse kanë martesë të lumtur?