Dështimi më i fundit ndodhi të premten, pikërisht tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
Sikurse në seancat e ditëve të kaluara, edhe sot kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi sërish formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar pas dy ditëve, të dielën në mëngjes.
Ai thotë se deputetët po tregojnë një mungesë të përgjegjësisë së tyre për të respektuar mandatin e qytetarëve.
Sipas tij, ky ngërç nuk është një mosmarrëveshje por dështim i demokracisë funskionale.
“Situata aktuale në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme dhe tregon një krizë të thellë politike e institucionale. Që deputetët kanë dështuar trembëdhjetë herë për ta konstituar Kuvendin e ri është dëshmi e mungesës së përgjegjësisë dhe e mungesës së vullnetit politik për të respektuar mandatin e qytetarëve.
Ky ngërç nuk është thjesht një mosmarrëveshje mes partive; është një dështim i demokracisë funksionale. Deputetët janë zgjedhur për të përfaqësuar popullin dhe për të garantuar funksionimin e institucioneve, jo për t’i bllokuar ato në emër të interesave partiake”, u shpreh ai.
Vetëvendosje duhet të hapë dialog të sinqertë me të gjitha partitë, pa kushte, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit.
Presidentja e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar duhet të japin sinjale të qarta se kjo situatë është e patolerueshme dhe se pasojat nuk do të mungojnë.
Nëse edhe pas një përpjekjeje të fundit dështojnë, duhet të shkohet në zgjedhje të reja, sepse Kosova nuk mund të mbetet peng i një krize të pafund”, përfundoi analisti Gashi
Të tjera
Turqia dënon su*lmin izr*aelit ndaj delegacionit të Hamasit në Katar gjatë bisedimeve për armëpushim
Komandanti i KFOR-it diskuton me ministrin e Mbrojtjes në Tiranë për sigurinë në Kosovë
Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes