Ekipi i vajzave i Kosovës në karate pritet të garojë për medaljen e bronztë të dielën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Yerevan të Armenisë.
Kjo pas fitores në repasazh kundër Armenisë.
Kosova e ka nisur mirë garën, duke shënuar dy fitore bindëse: fillimisht ndaj Ukrainës me rezultat 2:0 dhe më pas ndaj Spanjës me të njëjtin rezultat, 2:0. Në çerekfinale, vajzat kosovare janë përballur me Gjermaninë duke barazuar 1:1, por kanë humbur për shkak të diferencës së pikëve.
Në ndeshjen e repasazhit, Kosova e ka mposhtur Armeninë me rezultat të pastër 2:0, duke siguruar rastin për të synuar medalje të bronztë.
Ekipi i Kosovës është i përbërë nga Fortesa Orana, Vlerë Qerimi, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu./rtk



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së