Trump reagon për çmimin e biletave: As unë nuk do ta paguaja atë shumë

Trump reagon për çmimin e biletave: As unë nuk do ta paguaja atë shumë

Donald Trump ka reaguar ndaj çmimeve të larta të biletave për Kupën e Botës 2026, duke deklaruar se ato janë tepër të shtrenjta edhe për tifozët amerikanë.

Presidenti amerikan komentoi veçanërisht çmimet për ndeshjen hapëse të SHBA-s kundër Paraguait, e cila do të zhvillohet më 12 qershor në “SoFi Stadium”.

“Nuk isha në dijeni të atij çmimi. Sigurisht që do të doja të isha atje, por sinqerisht, as unë nuk do ta paguaja atë shumë”, ka deklaruar Trump në një intervistë për “Neë York Post”.

Sipas raportimeve, çmimet e biletave për sfidën e parë të SHBA-së në turne fillojnë nga rreth 1,000 dollarë, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Trump tha se është i zhgënjyer që shumë qytetarë amerikanë, veçanërisht familjet e klasës punëtore, mund të mos kenë mundësi të ndjekin nga afër ndeshjet e Kupës së Botës për shkak të kostove të larta.

“Do të doja që njerëzit që më kanë mbështetur të kishin mundësinë të ishin në stadium”, është shprehur ai.

Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se organizimi i Kupës së Botës po konsiderohet një sukses i madh dhe se interesimi për turneun mbetet jashtëzakonisht i lartë.