Karateisti ynë, Betim Maliqi, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë që po mbahet në Yerevan të Armenisë, në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Në një ndeshje të fortë dhe shumë emocionuese, Maliqi arriti të mposht kundërshtarin italian De Vivo në sekondat e fundit të luftës, duke siguruar vendin e tretë në këtë garë prestigjioze, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Në një luftë tejet emocionuese, Betimi triumfoi në sekondat e fundit ndaj italianit De Vivo. Urime Betimit, ekipit të trajnerëve dhe Federatës së Karatesë së Kosovës”, thuhet në këtë njoftim.
Ky rezultat paraqet një sukses të rëndësishëm për sportin kosovar dhe për Federatën e Karatesë së Kosovës.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së