Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se India dhe Pakistani kanë arritur një marrëveshje për vendosjen e një “armëpushimi të plotë dhe të menjëhershëm”, duke i dhënë fund përshkallëzimit të tensioneve që kishin krijuar shqetësim në arenën ndërkombëtare.
Sipas liderit amerikan, marrëveshja është rezultat i një nate të gjatë bisedimesh intensive, të zhvilluara nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan abcnews.al. Ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit në rajon dhe një dëshmi e fuqisë së diplomacisë ndërkombëtare.



Të tjera
Neville tregon kundërshtarin e vetëm që mund ta mposht Francën
Muja: Çdo pronë e uzurpuar do t’i kthehet Ministrisë
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës